Tregoni kujdes, këto shenja tregojnë se partneri po ju tradhton

Një artikull shkruar në “The Sun”, tregon se rreth një në pesë burra e pranojnë tradhtinë ndaj partneres së tyre. Shumë njerëz mendojnë se tradhti do të thotë të kesh një marrëdhënie seksuale me dikë që nuk është partneri yt. Për disa, seksi nuk është aq i rëndësishëm. Ata besojnë se kjo do të thotë të biesh në dashuri me dikë tjetër. Por të tjerët mendojnë se një puthje apo edhe thjesht krijimi i një miqësie të thellë ose lidhje emocionale është tradhti.
Shenjat paralajmëruese se partneri ju tradhton: Ai mund të ndalojë seksin me ju ose të jetë më pak i dashur; Ai papritmas fillon të kalojë shumë kohë në telefon ose përpiqet ta fshehë atë; Ai mund të ndryshojë rutinën në punë, duke qëndruar në zyrë vonë, ose duke thënë se do të dalë më shumë me kolegët ose miqtë e tij; Ai mund të ndryshojë mënyrën e veshjes, mund të lahet më shumë.


