Rama: Kush luan me taksat e shqiptarëve është i vetëm përballë drejtësisë

Pas kritikave për drejtuesit e Policisë së Shtetit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur në një takim kryebashkiakët e vendit.
Shkaku sipas tij i afrimit të takimit të planifikuar në fund të muajit, ishte arrestimi i kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Ai nga aty u shpres se nuk është as detyra e kryeministrit dhe as e Partisë Socialiste të kërkojë pafajsinë e të akuzuarve.
“Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe të tjerëve që kanë marrë besimin e shumicës, se PS-ja nuk është zyrë avokatie e të pandehurve”, tha Rama në mbledhje.
Kryeministri theksoi se korrupsioni bakshishi dhe ryshfeti nuk kanë ngjyrë politike.
Në mbledhje u dha lajmi për shkarkimin e Tushes nga detyra dhe përjashtimin e tij nga PS-ja.
Rama u shpreh se masa do të rishikohet vetëm nëse ai del i pafajshëm.
“Ne i marrim këto masa për të dhënë një mesazh”, tha kryeministri në takim.
Ky mesazh sipas tij është: “Kush luan me taksat e shqiptarëve dhe fut duart në xhepat e tyre, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë”.
Rama në takim iu drejtua kryebashkiakëve që t’i vendosin gishtin kokës, dhe të kuptojnë që mandati i tretë kërkon trefishin e punës.
Në analizën e tij kryeministri u shpreh se problemi kryesor i të gjithave bashkive ishte prokurorimi publik.
“Sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në prokurorimet e përgjithshme në Republikën e Shqipërisë”.
Ndër të tjera Rama tha se “kjo paketë mbështet fuqizimin e mekanizmave monitorues dhe ndëshkues”.
Ftesa e tij për kryebashkiakët ishte studimi i kësaj pakete, dhe kërkesa e tij ishte mosndërhyrja në procesin e prokurorimeve publike.