Tregohuni të kujdesshëm, konsumoni këto ushqime që të pastroni organizmin tuaj

Soft

Tregohuni të kujdesshëm, konsumoni këto ushqime që të

Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.

Kosi; Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten. Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë.

Bananet; Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut. Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të tillë. Ato janë të pasura me kalium që ekuilibron nivelin e tensionit të gjakut.

Tërshëra; Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i duhur nëse keni kaluar një mbrëmje duke ngrënë ushqime të ndryshme. Në këtë sasi ju do të merrni 1-2 gramë fibër, e cila ul kolesterolin akoma pa zënë vend në enët e gjakut.

Arrorët; Nëse hani pa fre, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është i lartë. Sipas të dhënave bajamet, arrat, kikirikët dhe arrorë të tjerë ofrojnë acide yndyrore omega-3, yndyrna të pangopura dhe vitaminë E.

Fasulet; Fasulet, thjerëzat dhe qiqrat janë alternative më e mirë sa i përket fibrës. Fasulet treten ngadalë dhe do të ndiheni të ngopur për shumë kohë.

Vezët; Vezët janë të pasura me proteinë, folat, vitaminat B12 dhe D, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse shqetësoheni për kolesterolin, rekomandohet të hiqni të verdhën e vezës.

Spinaqi; Organizmi stërmundohet nëse e teproni me të ngrënën. Spinaqi përmban vitaminën B2 e cila ndihmon në metabolizimin e yndyrnave. Vitaminat e kompleksit B luftojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme. Barishtet dhe spinaqi në veçanti duhen kavërdisur lehtë ose gatuar në avull. Zierja e tyre e gjatë heq vitaminat dhe ushqyesit e rëndësishëm.

Xhenxhefili; Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e muskujve të sistemit tretës. Ju mund ta konsumoni atë si çaj ose ta grini hollë dhe ta përdorni në sallata e lëngje të plota.

Portokallet; Këto agrume përmbajnë shumë vitaminë C e cila forcon metabolizmin dhe tret yndyrnat. Portokallin duhet ta konsumoni të plotë që të merrni fibër për tretjen.

Farat e Linit; Farat e linit mund të përfshihen në shumë ushqime siç është tërshëra apo lëngjet e frutave. Ato nuk janë aromatike, por plotësojnë nevojat për fibër dhe acide yndyrore të mira për shëndetin e zemrës.

Salmoni; Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteinë. Kjo e fundit ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.

Brokoli; Magnezi është një mineral që përmirëson humorin dhe gjendet me shumicë tek brokoli. Mjafton një gjysëm racioni me brokoli për të marrë 13% të dozës ditore të magnezit.

Uji; Pas ngrënies së tepërt, organizmi ka nevojë për ujë. Uji ndihmon të tresë ushqimin dhe të hidratojë trupin./AgroWeb.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion