Tragjedi! Dyshohet se është përplasur me një shkëmb, asnjë i mbijetuar nga avioni në Rusi

Asnjë nuk ka mbijetuar nga rënia e avionit rus në det. Të paktën kështu shkruajnë mediat ruse. Ata shkruajnë se avioni mund të jetë përplasur në një shkëmb përderisa po përgatitej të aterronte në kushte të vështira të dukshmërisë.
Autoriteti rus i aviacionit civil konfirmoi se është gjetur vendi i rrëzimit të aeroplanit, pasi Ministria e Emergjencave dërgoi një helikopter dhe disa ekipe në terren për ta kërkuar aeroplanin për të cilin fillimisht u tha se është zhdukur. Në aeroplan ndodheshin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Para pak më shumë se një viti, një aeroplan i kompanisë “Saratov Airlines” u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga Moska. Të gjithë 71 personat që ndodheshin në të vdiqën.


