Temperatura të larta dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Soft

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do të ndikohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb, në orët e para të ditës, në skajin verior dhe juglindor do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Në pjesën e dytë të ditës parashikohet të sjelli largim të vranësirave edhe nga këto zona duke bërë që moti me diell të jetë dominues në republikën e Shqipërisë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 11°C në verilindje deri në 32°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion