Djali i deputetes shqiptare kafshohet nga qentë e rrugës, PAMJET

Kosovë&Rajon

Djali i deputetes shqiptare kafshohet nga qentë e rrugës, PAMJET

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila shpërndau në rrjetet sociale disa foto të rënda, që tregojnë sesi djali i saj është kafshuar nga qentë e rrugës.

Përkrah fotos, Kusari Lila bën thirrje që problemi i qenve endacakë të marrë fund dhe fëmijët të dalin pa frikë në rrugë.

“Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë.

Djali i deputetes shqiptare kafshohet nga qentë e rrugës, PAMJET

Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerëzit i trajtojnë ata. Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.

Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion