Studimi global: Brezat që do të vijnë nuk do kenë fatin që t'i njohin xixëllonjat! Ja shkaku pse!

Ato janë dritat magjike të natës, kujtimi i gjallë i fëmijërisë në natyrë gjatë verës. Por tani, xixëllonjat janë në rrezik zhdukjeje.
Një studim global paralajmëron se drita e tyre po venitet. Shkaku?
Ndotja nga dritat artificiale, përdorimi i pesticideve dhe shkatërrimi i habitateve natyrore po i pengojnë të gjejnë partnerë dhe të riprodhohen. Nëse nuk veprojmë tani, shumë prej këtyre specieve mund të humbasin përgjithmonë.
Por ka ende shpresë. Duke fikur dritat e panevojshme gjatë natës, duke shmangur kimikatet në kopsht dhe duke mbjellë bimësi, mund t'u japim mundësinë të ndriçojnë sërish.
Herën tjetër që do të shihni një xixëllonjë, kujtoni se ajo dritë varet edhe nga zgjedhjet tona.


