Kandidati i ardhshëm i PD-së për kryebashkiak të Tiranës? Ja si përgjigjet Ilir Alimehmeti

Politikë

Kandidati i ardhshëm i PD-së për kryebashkiak të

Ilir Alimehmeti foli sot në lidhje me zgjedhjet, por dhe të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk fitoi mandatin për të qenë deputet në Kuvendin e ri.

Sa i përket mundësisë që ai të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës, Alimehmeti thotë se jemi në mes të një procesi për zgjedhjet parlamentare dhe është një etapë që nuk lihet në mes.

“Në radhë të parë jemi në mes të procesit të zgjedhjeve parlamentare. Jemi ende në proces numërimi. Pavarësisht se kemi bërë kërkesë dhe bashkia është ilegjitimitet. Ka muaj që kryebashkiaku nuk është në zyrë. Zgjedhjet parlamentare ende nuk kanë mbaruar.

Jemi këtu për të ndryshuar edhe disa gjëra që nuk kanë shkuar mirë.

Po kërkojmë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Nuk jam njeri që djeg etapat. Kjo është e rëndësishme, zgjedhjet parlamentare. Preferencën nuk e shfaq nëpër media, e shfaq me vendime politike.”– tha Alimehmeti.

 

ME TE LEXUARAT