Studimi: Bukuria trashëgohet më shumë nga babai sesa nga nëna

Soft

Studimi: Bukuria trashëgohet më shumë nga babai sesa nga

Nëse mendoni se ngjashmëria juaj me babain nuk është thjesht rastësi, shkenca ju jep të drejtë. Një studim i fundit ka zbuluar se tiparet fizike të fëmijëve ndikohen më shumë nga gjenet e babait sesa nga ato të nënës.

Studiuesit shpjegojnë se, ndonëse të dy prindërit kontribuojnë në mënyrë të barabartë në materialin gjenetik, gjenet dominante – ato që “dalin në pah” në paraqitjen e jashtme – janë shpesh ato që vijnë nga babai. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tipare të dukshme si forma e nofullës, struktura e hundës, gjatësia dhe ndonjëherë edhe ngjyra e syve apo forma e vetullave.

Sipas ekspertëve, trashëgimia gjenetike është një proces kompleks, por në shumë raste, karakteristikat që dallohen më lehtë te fëmijët kanë lidhje të fortë me linjën mashkullore të familjes.

Kështu, nëse keni një hundë të theksuar, nofull të fortë apo një strukturë trupore të caktuar, mund t’ia dedikoni pa hezitim babait. Sigurisht, edhe nëna ka ndikimin e saj, veçanërisht në detaje më të imta që ndonjëherë i marrim si të mirëqena.

Ky zbulim është një tjetër dëshmi se gjenet nuk janë vetëm shifra në mikroskop, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e asaj që shohim çdo ditë në pasqyrë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion