Si ta piqni avokadon brenda 24 orësh? - Blogerja tregon trukun e thjeshtë vetëm me një kivi

Soft

Si ta piqni avokadon brenda 24 orësh? - Blogerja tregon trukun e

Avokadoja është një ndër ushqimet më të preferuara për shijen, vlerat ushqyese dhe yndyrnat e shëndetshme që përmban. Por ka një pengesë të zakonshme: shumica e avokadove shiten të papjekura dhe kërkojnë ditë për t’u zbutur e bërë gati për konsum.

Po kur ju duhet tani?

Një truk i thjeshtë nga blogerja e ushqimit Caroline Groth mund t’ju shpëtojë pritjes. Mjafton të keni:
• një avokado të papjekur
• një kivi
• një qese letre


Vendosini të dy frutat bashkë brenda në qese dhe lëreni në temperaturë ambienti. Brenda 24 orësh, avokadoja do të jetë gati për t’u ngrënë.


Pse funksionon kjo?
Kivi lëshon etilen – një gaz natyral që shpejton pjekjen e frutave. Kur grumbullohet në një mjedis të mbyllur si qesja e letrës, ai përshpejton ndjeshëm procesin. E njëjta gjë funksionon edhe me mollët apo bananet.


Kështu që, herën tjetër që keni një avokado të fortë dhe dëshirë për një tost të shijshëm, mos prisni me ditë – mjafton një kivi dhe pak durim!

ME TE LEXUARAT