Shtatë ushqimet më të mira për të detoksifikuar mëlçinë

Soft

Shtatë ushqimet më të mira për të detoksifikuar
Mëlçia është përgjegjëse për largimin e toksinave nga trupi përmes pastrimit të vazhdueshëm të gjakut. Më poshtë do të gjeni disa ushqime që duhet të hani rregullisht për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshëm:

Hudhra: është e pasur me përbërje squfuri që aktivizojnë enzimat në mëlçi që janë përgjegjëse për largimin e toksinave. Ai gjithashtu përmban alicinë dhe selen dy lëndë ushqyese të rëndësishme që ndihmojnë në mbrotjen e mëlçisë nga dëmtimet toksike dhe ndihmojnë procesin e detoksifikimit.

Gejpfruit: është i pasur me vitamin c dhe antioksidantë të fuqishëm për mëlçinë. Ai gjithashtu përmban përbërës që rrisin prodhimin e enzimave detoksifikuese të mëlçisë, si dhe antioksidant naringenin që ndihmon mëlçinë të djegë dhjamin në vend që ta ruajë atë.

Caji jeshil: është i pasur me katekina një lloj antioksiduesi që hulumtimet kanë treguar se zvogëlon akumulimin e yndyrës në mëlçi dhe ndihmon në funksionimin e tij. Ajo gjithashtu mbron nga toksinat që mund të shkaktojnë dëme serioze në mëlçi.

Perimet jeshile: Perimet me gjethe jeshile të tilla si rukola, spinaqi, luleradhiqja dhe rrepa përmbajnë përbërje që neutralizojnë metalet e rënda, të cilat mund të dëmotjnë mëlçinë. Perimet me gjethe jeshile eleminojnë pesticidet dhe herbicid.

Avokado: është e pasur me përbërje që prodhojnë glutation dhe rrit shëndetin e mëlçisë duke e mbrojtur atë nga mbingarkesa e toksinave dhe rrit veprimtarinë e saj pastrues. Studimet kanë treguar se ngrënia e 1-2 avokados në javë për 30 ditë mund të korrigjojë dëmtimin e mëlçisë.

Arra: ato janë të pasura me L-argininë një nga 22 aminoacidet protein, glutathione dhe acide yndyrore omega -3 dhe ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë.Arrat gjithashtu ndihmojnë në oksigjenimin e gjakut.

Shafrani i Indisë: Kurkumina është një përbërësit më të fuqishëm anti-inflamator për ruajten e mëlçisë së shëndetshme. Ndihmon në mbortjen e kanalit biliar duke përmisuar rrjedhën e tëmthit. Ajo rinovon qelizat e mëlçisë dhe parandalon shndërrimin e toksinave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion