“Për herë të parë në Europë”, ambasada e SHBA publikon fotot nga nisja e stërvitjes “Defender 21”

Aktualitet

“Për herë të parë në Europë”, ambasada

Ambasada e SHBA ka nxjerr foto nga ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender. Ambasada shkruan se ky operacion që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet kur nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga lufta e dytë botërore.

“Për herë të parë në Europë”, ambasada

“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes Defender Europe 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg.

“Për herë të parë në Europë”, ambasada

Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan ambasada e SHBA.

“Për herë të parë në Europë”, ambasada “Për herë të parë në Europë”, ambasada

ME TE LEXUARAT