Shqiptarët populli më inteligjent në Ballkan, ku renditemi në rang botëror

Soft

Shqiptarët populli më inteligjent në Ballkan, ku renditemi

Shqiptarët janë populli më inteligjent në Ballkan dhe jo vetëm. Të dhënat e mesatares së IQ-së për vitin 2025, të publikuara nga faqja International IQ Test, e rendisin Shqipërinë të 22-tën globalisht, mes 137 shteteve, duke lënë pas edhe Zvicrën, Italinë, Francën dhe Greqinë.

Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke shënuar një rritje me 3,81 pikë nga matja e vitit të shkuar. Ky rezultat e bën Shqipërinë vendin me IQ-në më të lartë në Ballkan dhe në rajon, ku Serbia renditet në vendin e 35-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 48 dhe Mali i Zi në vendin e 54.

Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke treguar një performancë të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Renditja globale për 2025 tregon se vendet me IQ më të lartë janë Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Kina.

E gjendur në hartën globale të vendeve me performancë të lartë mendore, Shqipëria inkurajon zhvillimin e burimeve njerëzore në vend.

ME TE LEXUARAT