Shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm, gjenden mbetjet e dy dinozaurve të 85 milionë vjetëve më parë

Shkencëtarët në jug të Argjentinës kanë gjetur kafkën e një dinosauri, i njohur në Argjentinë me emrin Mapuche.Ky dinosaur ka jetuar 85 milion vjet më parë në Amerikën e Jugut. Shkenctarët janë shprehur të mahnitur nga kjo gjetje pasi është diçka e jashtëzakonshme.Po ashtu kanë gjetur edhe mbetjet e një tjetër dinosauri mishngrënës i njohur me emrin Llukalkan, me dy këmbë e me krahë shumë të shkurtër.
Sipas një studimi në Journal of Vertebrate Paleontology mendohet të kenë qenë mbetjet e një grabitqari. Gjetjet sugjerojnë se kishte dëgjim më të mirë se dinosaurët e tjerë në familjen abelisaurids, të cilat me gjasë e bëjnë atë një gjuetar më të mirë, tha Federico Gianechini, një paleontolog në Universitetin Kombëtar të San Luis Argjentinë për agjensinë e lajmeve Reuters.
Gianechini tha se është shumë e pazakontë të gjesh dy abelisaurids që jetojnë afër së bashku në të njëjtën kohë.Ky zbulim vjen pas atij të vitit 2014, kur shkenctarët gjetën mbetjet e një dinosauri që kishte peshën e 14 elefantëve.


