Heronj! Disa të rinj francezë shpëtojnë një familje nga zjarri në banesë

Bota

Heronj! Disa të rinj francezë shpëtojnë një familje nga

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes janë kthyer në “heronj” pasi shpëtuan një familje, kur apartamenti i tyre u përfshi nga zjarri.

Pamjet dramatike tregojnë  të rinjtë duke ngjitur në fasadën e ndërtesës dhe duke ndihmuar familjen të shpëtojnë nga banesa e tyre në katin e tretë të dielën pasdite.Në fund të ndërtesës u vendosën dyshekë dhe foshnja gjashtë muajshe e çiftit u hodh në vend të sigurt. Bebja  u dërgua në spital në një gjendje kritike por thuhet se po shërohet.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtim, Tahmid, i tha faqes në internet të Ouest-France se vendimi për të hedhur foshnjën nga ballkoni ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” ndërsa tymi dilte nga ndërtesa në rrethin Bottière të Nantes.Zjarri gjithashtu u përhap në banesa të tjera në ndërtesë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona të tjerë.

Kenza Zekkar, udhëheqësja e organizatës lokale të të rinjve Bien-être et solidarité Pays de la Loire, i tha BBC se ajo kishte organizuar shpëtimin e familjes ndërsa banorët lokalë prisnin të mbërrinte shërbimi zjarrfikës.Burri i saj ishte midis të rinjve që u ngjitën jashtë ndërtesës për të ndihmuar familjen, tha ajo.

Organizata e saj tani po bën thirrje që tre prej atyre që janë përfshirë në shpëtim, të cilët janë të gjithë emigrantë, t’u jepen letra zyrtare dhe strehim.

ME TE LEXUARAT