Shëroni trurin, gjakun dhe kockat, konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën K

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vitamina, është mënyra më e mirë për të mbajtur një organizëm të shëndetshëm. Së fundmi mjekët kanë dorëzuar një raport lidhur me avantazhet që ushqimet me vitaminën K sjellin në trupin tonë.
Secili ka ne duhet të tregojë kujdes dhe të shikojë sinjalet që trupi jonë na jep, për të kuptuar nëse kemi mungesë të kësaj vitamine, apo jo. Disa prej shenjave dhe simptomave përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës.
Konsumoni barishte si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile. Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi.
Përmirëson shëndetin e kockave; Kjo vitaminë e rëndësishme luan një rol kryesor në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe ulur rrezikun e frakturave të tyre. Vitamina K është veçanërisht e rëndësishme për femrat pas menopauzës të cilat rrezikohen nga osteoporoza. Organizmi ka nevojë për vitaminë K për të transportuar kalciumin, aq shumë i dobishëm për formimin e kockave. Sasitë e mjaftueshme të vitaminës K, veçanërisht të asaj K2 janë të dobishme për aktivizimin e osteocalkinës. Ajo është një proteinë që qarkullon në gjak dhe që ndërlidh jonet e kalciumit me strukturën e kockës. Kjo proteinë i bën kockat më të forta.
Mbështet shëndetin e zemrës; Vitamina K është e mirë edhe për shëndetin e zemrës. Pikë së pari, ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut duke parandaluar akumulimin e mineraleve në enët e gjakut. Kjo e ndihmon zemrën të pompojë gjak më lehtë. Vitamina lufton inflamacionin dhe mbron qelizat përbërëse të damarëve, venave dhe arterieve. Një gjë e tillë pakëson gjasat e një arresti kardiak ose ataku në zemër.
Mbështet funksionet e trurit; Kjo vitaminë lufton inflamacionin dhe mbron trurin ndaj stresit oksidues që shkaktohet nga radikalet e lira. Stresi oksidues mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme si Alzhaimeri, Parkinsoni e të tjerë.


