Rrëzohet avioni në Alaskë, humbin jetën 5 persona, mes tyre edhe njeriu më i pasur çek

Bota

Rrëzohet avioni në Alaskë, humbin jetën 5 persona, mes tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alaskë, ku të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur pasi një avion u rrëzua pranë një akullnaje. Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimë ka mbetur edhe miliarderi çek, Petr Kellner.

Gjithashtu, mediat publikojnë edhe emrat e viktimave. Sipas tyre, kanë ndërruar jetë një mysafir tjetër të Lodge Mountain Tordrillo, Benjamin Larochaix, çek, dy nga udhëzuesit e shtëpizës, Gregory Harms dhe Sean McMannany; dhe piloti i helikopterit, Zach Russel, thanë zyrtarët.

Mësohet se një nga të mbijetuarit është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti tragjik, ndërsa kanë nisur hetimet.

Lajmi u bë me dije nga emergjencat, ata u njoftuan në orën 10:00 të së shtunës se helikopteri nuk ishte kthyer nga një ekskursion dhe se mbetjet nga një përplasje ishin vërejtur pranë akullnajës Knik.

ME TE LEXUARAT