Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista do të zgjerohet me 20 barna

Soft

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista do të zgjerohet

Fondi për barnat e rimbursueshme parashikohet të rritet me 28% në vitin 2027

Fondi pritet të shkojë në 17.28 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë në vitin 2026.

Sipas të dhënave të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, lista e barnave të rimbursueshme parashikohet të zgjerohet me 20 barna, nga 1,356 në 1,376 barna.

Ndërkohë që deri në vitin 2029 parashikohet të përfshihen 1406 barna.

Po ashtu, skema parashikohet të vijojë të mbështesë rreth 400 mijë pacientë në vit gjatë periudhës 2027–2029.

Financimi mesatar buxhetor për pacient parashikohet të rritet nga rreth 33 750 lekë në vitin 2026 në 43 200 lekë në vitin 2027.

ME TE LEXUARAT