Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës

Fabrizio Corona i është rikthyer historisë me Belen Rodriguez në episodin e ri të “Falsissimo”, publikuar në YouTube më 31 gusht. Ai ka folur për lidhjen e tyre, ndarjen dhe disa pretendime që lidhen me jetën private të showgirl-it. Corona pretendon se Belen Rodriguez dhe Ignazio Moser, partneri i motrës së saj Cecilia, kanë pasur një marrëdhënie intime.
Sipas versionit të Corona-s, nuk bëhet fjalë thjesht për një flirt, por për një episod që dyshohet se ka ndodhur pa dijeninë e Cecilia-s. Ai pretendon se historia daton në periudhën e pandemisë, kur Belen e kishte telefonuar dhe i kishte rrëfyer detaje nga jeta e saj private.
Ky pretendim ka rikthyer në qendër të vëmendjes edhe një deklaratë të mëparshme të Belen. Gjatë një interviste në emisionin “Belve”, në vitin 2025, ajo kishte pranuar se gjatë një periudhe krize me motrën Cecilia kishte bërë një “marrëzi”, por nuk kishte treguar se për çfarë bëhej fjalë. Pas deklaratave të Corona-s, përdoruesit në rrjetet sociale kanë nisur ta lidhin atë rrëfim me pretendimin e ri.
Belen Rodriguez a treguar se e ka parë episodin dhe ka reaguar përmes komenteve në postimin e saj të fundit në Instagram. Përgjigjet e saj kanë qenë të drejtpërdrejta dhe lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të qëndrojë pasive përballë deklaratave të ish-partnerit të saj.


