Temperaturat ngjiten deri në 43 gradë, parasikimi i motit për sot

Ditën e shtunë, Shqiperia do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe moti do të jetë kryesisht i nxehtë dhe i kthjellët.
Sipas sherbimit Meterologjik Ushtarak, temperaturat maksimale ne disa zona do te jene mes 42 dhe 43 grade.
Pjesa më e madhe e territorit do të përfitojë nga dielli, ndërsa vetëm në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta dhe kalimtare, pa reshje të rëndësishme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra për sekondë.
Në bregdet dhe lugina herë pas here era do të forcohet, duke arritur shpejtësi prej 7 deri në 9 metra për sekondë.
Deti do të jetë relativisht i qetë, me valëzim të ulët, në forcën 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe aktivitete bregdetare.


