“Pallati mbi shina” projekti që do të kushtojë 350 milion dollarë (PAMJE)

Soft

“Pallati mbi shina” projekti që do të kushtojë 350

Ndërsa udhëtarët shqetësohen gjithnjë e më shumë për gjurmët që ata lënë në planet, udhëtimi me tren papritmas po bëhet më popullor sesa ka qenë për dekada. Projektuesi francez Thierry Gaugain planifikon ta çojë përvojën e udhëtimit hekurudhor në një tjetër nivel me konceptin e tij të fundit, një tren luksoz.

“Pallati mbi shina” projekti që do të kushtojë 350

Treni 400 metra, i cili do të përbëhet nga 14 vagonë, përshkruhet si një “pallat në shina”. Mund të jetë plotësisht transparent duke iu lejuar udhëtarit të bëhet një me peisazhin. Me një hapësirë për 18 mysafirë, “G Train” do të udhëtojë me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë.

“Pallati mbi shina” projekti që do të kushtojë 350
Treni vlerësohet të arrijë shifrën 350 milion dollarë dhe do të duhen më shumë se dy vjet për t’u ndërtuar. “Treni është një skenë. Ju mund të ndryshoni dritën, sezonin ose ritmin në mënyrë që të ndryshoni marrëdhënien tuaj me kohën.”, shpjegon Gaugain për CNN.

“Pronari që ne parashikojmë është dikush që është i vetëdijshëm për veçantinë e këtij treni dhe e kupton se nuk po flasim vetëm për një mjet transporti. Bëhet fjalë për udhëtimin, jo sa shpejt kalon nga një pikë në tjetrën”, tha Gaugain.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion