Stuhia e shiut shkatërron qytetin, reshjet bllokojnë rrugët(VIDEO)

Bota

Stuhia e shiut shkatërron qytetin, reshjet bllokojnë

Mbrëmjen e kaluar ranë më shumë se 4 centimetra shi duke iu afruar rekordit të fundit, i cili ishte në gushtin e 2018 ku reshjet arriten në 4.11 centimetra.

Qyteti i Zyrihut është goditur nga stuhitë e mëdha të shiut dhe erërave të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos.Reshjet e mëdha ndikuan edhe në infrastrukturë pasi pemët u rrëzuan dhe bllokuan rrugët duke mos lejuar transportin nëpërmjet autobusëve dhe tramvajit.

Deri më tani, autoritetet e qytetit nuk kanë publikuar të dhëna për viktima të mundshme ose të plagosur. Shërbimi meteorologjik i SRF njoftoi se shiu do të vazhdojë të bjerë, gjë që mund të shkaktojë përmbytje më serioze, veçanërisht përgjatë shtretërve të lumenjve dhe rreth liqenit, dhe rrëshqitjet e tokës gjithashtu u paralajmëruan.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion