Nju Jork nis hetim ndaj Donald Trump, për çfarë akuzohet ish- presidenti

Donald Trump është njoftuar se ndaj tij ka nisur një hetim nga prokuroria e Nju Jorkut. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se hetimi ka nisur ndaj Organizatës Trump, e cila merret me administrimin e fondeve të familjes së ish-presidentit amerikan.
Ka qenë zëdhënsja e prokurorisë së Shtetit, Letita James që e ka dhënë lajmin, ndërsa për mediat tha se tashmë hetimet ndaj kompanisë së Trump nuk janë më të natyrës civile. Ajo tha më tej se janë kontrolluar dhe hetuar marrëdhëniet financiare të ish-presidentit republikan përpara se të merrte detyrën.
Nga ana tjetër, familja Trump Trump i mohon akuzat dhe deklaron se ky hetim i nisur nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike. Ndërsa zëdhënësi i prokurores James, Fabien Levy u shpreh një ditë më parë Organizata Trump është njoftuar për ndryshimin e hetimit nga civil në penal, por nuk tregoi provat që e sollën këtë.


