Në këtë shtet qentë po shkojnë në “shkollë” për një arsye shumë thelbësore…
Lajmifundit
/
25 Nëntor 2025, 20:29
Soft

Në Kanada është bërë trend që qendrat ditore për qen të dërgojnë mini-autobusë për t’i marrë qentë direkt nga shtëpitë e pronarëve dhe t’i çojnë në një ditë të organizuar me lojëra, aktivitete dhe shoqërim. Kjo praktikë po përhapet gjithnjë e më shumë, pasi ndihmon kafshët të shmangin orët e gjata të vetmisë.
Sipas pronarëve, këto “shkolla” për qen po rezultojnë një zgjidhje e vlefshme: kafshët janë më të lumtura, më pak të stresuara dhe marrin kujdes të vazhdueshëm gjatë ditës.
Për shumë familje, shërbimi është kthyer në një ndihmë të rëndësishme për mirëqenien e kafshëve shtëpiake.


