E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në Gjykatë, raportohet se një person…

Bota

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në Gjykatë,

Një shpërthim ndodhi ditën e sotme, në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas në Turqinë juglindore.

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha: “Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur.”

Si pasojë e shpërthimit, një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut.

Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje. Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion