Ndoqi këshillat e një videoje në TikTok, humb shikimin dhe përfundon në spital me fytyrë të dëmtuar

Soft

Ndoqi këshillat e një videoje në TikTok, humb shikimin dhe

Ndjekja e këshillave për shëndetin dhe bukurinë në TikTok,  pa asnjë kriter mund të jetë e rrezikshme. Në këtë platformë qarkullojnë këshilla nga shumë profesionistë, por edhe truke që nuk kanë bazë shkencore dhe mund të jenë të dëmshme për ata që i ndjekin.

Influencuesja, Tilly Whitfield, pasi aplikoi në fytyrë metodat që pa në një video në aplikacion, përfundoi në spital  me fytyrë të dëmtuar.

Nëpërmjet në postimi në Instagram, influencuesja i kërkon ndjekësve të mos i besojnë videove dhe këshillave që qarkullojnë në TikTok, pasi nga eksperienca personale, fytyra e saj u infektua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shkruan: "Ky është rezultati, që i bëra vetes duke u përpjekur të kopjoj një video bukurie në Tik Tok. Ju lutem mos provoni asnjë  video bukurie "DIY" (bëje vetë) ose "në shtëpi".

Unë përfundova në spital me humbje të përkohshme të shikimit për shkak të ënjtjes dhe fytyrë të dëmtuar nga infeksioni. Fytyra ime u bë panjohur. Unë nuk duhet ta kisha bërë. Kam kopjuar një video të TikTok dhe e gjithë fytyra ime është dëmtuar. Besojini vetëm profesionistëve. Literalisht  i futa gjilpërat thellë në lëkurën time sipas rekomandimit të TikTok-eres."

 

ME TE LEXUARAT