Mori miratimin në Këshillin e Ministrave, 55 barna të reja me rimbursim hyjnë në farmacitë dhe spitalet e vendit

Soft

Mori miratimin në Këshillin e Ministrave, 55 barna të reja me

Lista e barnave me rimbursim është përditësuar dhe, pasi mori miratimin në Këshillin e Ministrave, sapo ka hyrë në fuqi dhe ka nisur të zbatohet në të gjitha farmacitë dhe spitalet në vend. Përveç barnave ekzistuese, lista e re e barnave të rimbursuara të këtij viti është pasuruar me 55 barna alternativa tregtare të reja.

Janë 35 barna alternativa të reja që janë shtuar në rrjetin e hapur farmaceutik. Dhe po kështu, edhe në farmacitë e spitaleve në të gjithë vendin janë shtuar 20 lloje barnash alternativa të reja tregtare, me të cilat do të trajtohen pacientët e shtruar nëpër spitale.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë 27 barna të reja, principe aktive, të cilat nuk kanë qenë më parë në tregun farmaceutik shqiptar.

Lista e re përfshin në total 35 barna (principe aktive), 27 të reja dhe 8 ekzistuese. Barnat e reja që janë shtuar për pacientët i përkasin patologjive më të shpeshta dhe me ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve.

Një vend të rëndësishëm në listën e barnave me rimbursim zënë barnat për trajtimin e sëmundjeve onkologjike e kardiake, ku një pjesë e mirë i përkasin barnave inovative që gjenden edhe në tregun farmaceutik të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Lista e barnave me rimbursim në vendin tonë përmban në total 1,356 barna alternativa tregtare./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion