Bllokada e Ngushticës së Hormuzit, Irani nis bisedimet me disa shtete evropiane për të lejuar kalimin e anijeve

Bota

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit, Irani nis bisedimet me disa shtete

Disa vende evropiane kanë filluar bisedime me Iranin në lidhje me tranzitin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas televizionit shtetëror iranian.

“Pas kalimit të anijeve nga vendet e Azisë Lindore, veçanërisht Kina, Japonia dhe Pakistani, sot morëm informacion se evropianët kanë filluar gjithashtu negociatat me Marinën e Gardës Revolucionare” për të marrë leje tranziti, raportoi televizioni shtetëror, pa specifikuar se cilat vende.

Ngushtica e Hormuzit është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi u mbyll nga Irani në shenjë hakmarrjeje pas sulmeve të përbashkëta të SHBA dhe Izraelit.

Armëpushimi hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet nuk kanë arritur deri më tani të prodhojnë një marrëveshje.

Që nga 13 prilli, SHBA-ja ka vendosur bllokadë detare duke synuar trafikun detar iranian në ngushticë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion