Monedha e re shqiptare, BSH: Nga 20 qershori në treg 5-lekëshi i ri

Soft

Monedha e re shqiptare, BSH: Nga 20 qershori në treg 5-lekëshi i ri

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2023, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje.

Ndryshimi nga monedhat e mëparshme të së njëjtës prerje qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”.

Nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion