Mjeshtra të mashtrimit! Shenjat e Horoskopit që gënjejnë në mënyrë të shkëlqyer

Soft

Mjeshtra të mashtrimit! Shenjat e Horoskopit që gënjejnë

Akrepi

Është shenja më e mirë për të manipuluar njerëzit. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm. Asnjë shenjë tjetër nuk mund ta krahasojë aftësinë e saj me atë të Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është një gënjeshtar aq i mirë, saqë e ka të vështirë të kujtojë të gjitha gënjeshtrat që ka thënë.

Binjakët

Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në ndërtimin e shtresave për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Kjo është arsyeja pse disa gënjeshtra të vogla, të këndshme, falen më lehtë!

Peshqit

Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata krijojnë gënjeshtra që zbulohen shumë kohë më vonë.

Peshorja

Po, edhe ata që lindin nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për tu dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata padyshim që meritojnë thënien: “Gënjejnë më shumë sesa flasin” ose më saktë “nga gjashtë gjëra që thonë, shtatë i kanë gënjeshtra”. Nuk është shumë e thjeshtë të gjesh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Ata zakonisht ndryshojnë versionin disa herë dhe kjo i bën të tjerët të jenë në konfuzion.

Gaforrja

Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen të manipulojë ose dëmtojë të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet.

Ujori

Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen të dëmtojë ose shkatërrojë dikë ose diçka. Ndonjëherë ai e bën atë thjesht për kënaqësi, kur sheh se të tjerët e besojnë atë që ai thotë. Kjo nuk e shfajëson atë dhe ai është një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon me këmbëngulje.

 

 

ME TE LEXUARAT