"Shkonte në klube striptizmi dhe...", zbulohet e kaluara e shthurur e Bill Gates

Showbiz

"Shkonte në klube striptizmi dhe...", zbulohet e kaluara e

Bill Gates nuk ka qenë thjesht një person i fiksuar pas kompjuterëve dhe programeve. Përkundrazi, ai ka qenë një beqar që shkonte në klube striptizmi dhe shpesh herë i merrte ato në shtëpinë e tij në Seattle.

Kështu shkruan biografi i tij James Wallace, i cili ka shkruar dy libra për Bill Gates në vitin 1990, pak pasi ai u bë miliarderi më i ri në botë. Wallace ngre dyshime nëse Gates do t’i rikthehet sërish asaj mënyre jetesë tani që është divorcuar.

"Shkonte në klube striptizmi dhe...", zbulohet e kaluara e

“Shumë nga të rintjë që themeluan Microsoftin në atë kohë, ishin djem të rinj me bluza me njolla picash, të cilët për dy ose tre ditë i gjeje duke punuar në kodin e softuerit. Por më pas ata mbanin disa festa mjaft të egra, ku dilnin dhe merrnin striptistë në Seattle dhe i çonin në shtëpinë e Billit, ku notonin lakuriq në pishinë.” shkruan Wallace.

Kujtojmë se një nga çiftet më të pasura në botë, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit.

Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory.  Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.

ME TE LEXUARAT