Mjekët tregojnë: Hurmat arabe kanë më shumë kalium se bananet

Hurmat arabe janë fruta që kanë shumë lëndë ushqyese që sipas mjekëve, kanë më shumë kalium se bananet. Sipas tyre, nuk duhet të mungojë në dietën tonë, sepse lëndët ushqyese kontribuojnë në shëndet të mirë të zemrës, veshkave dhe shumë organeve të tjera.
Po ashtu, hurmat kanë kalium dhe fosfor, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e mirë të kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Përveç kësaj, ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes. E vërteta është se ato përmbajnë edhe një sasi të madhe sheqeri. Kjo nuk duhet të ju trembë pse është një sheqer natyral dhe jo sheqer i përpunuar si ai që ka për shembull një çokollatë. Sigurisht që do të jetë mirë të konsumohet me moderim.


