Minjtë pushtojnë Australinë, banorët: Hyjnë kudo, kanë shkaktuar dëm prej 60 mijë dollarësh

Zonat rurale në Australi po përjetojnë mankth për shkak të minjëve të cilët kanë pushtuar vendim. Shteti i Neë South Wales është më i prekuri dhe për BBC, kanë treguar eksperiencën e tmerrshme tre fermerë.
"Hyjnë kudo. Kanë ngrënë dengjet me sanë duke shkaktuar një dëm prej 50- 60 mijë dollarësh. Toka është pushtuar nga mijtë. Thasët me grurë i kanë shkatërruar dhe ngrënë”, tha një fermer.
“Një mijë mund të lindë 6 deri në 10 të vegjël brenda pak javësh. Një mi mund të ketë 500 të vegjël gjatë sezonit të shumimit të tyre. Kemi vendosur qarqe jashtë dhe brenda shtëpive por atom und të eliminojnë vetëm një pjesë të vogël të tyre”, tregon një tjetër.
"Minj minj kudo, mirë se erdhët në Australi. Ata hyjnë në kuzhinë, bufe dhe hanë ushqimet. Ndërsa fle gjumë i dëgjon të lëvizin nëpër dhomë. Njerëz vijnë në shtëpi dhe gjejnë të shkatërruara mobiljet e tyre. Është e tmerrshme!”, u shpreh një banore
Autoritetet kanë lëvruar një fond prej 50 milionë dollarë për të përballuar këtë situatë që duket tepër e vështirë.


