Helmoi për vdekje bashkëshortin e saj 77-vjeçar pas 4 muajsh martesë, ylli pornografik e pëson keq

Bota

Helmoi për vdekje bashkëshortin e saj 77-vjeçar pas 4 muajsh

Është arrestuar prej disa javësh ish- ylli i pornografisë japoneze, Saki Sudo e cila akuzohet se ka helmuar bashkëshortin e saj 3 vite më parë. Miliarderi 77-vjeçar, Kosuke Nozaki, i njohur si 'Don Giovanni i Kishu' pas 4 muajsh martesë dyshohet se u helmua nga gruaja e tij, ngjarje e cila është rikthyer sërish në skenë pas disa vitesh.

Mediat citojnë policinë, sipas të cilëve, ka prova  që tregojnë se gruaja ka komunikuar me një person që ka njohuri për llojet e helmeve. Gjithashtu sipas tyre gruaja ka kryer hulumtime në internet në lidhje me substancat helmuese, para se të helmohej burri i saj. Ish- pornostarja i mohon akuzat.

ME TE LEXUARAT