“Më kap gazi…” / Amadea Stafa: Unë i shoh alienët, janë të maskuar si njerëz

Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa, Ambasadore e Paqes në Austri dhe mësuese e vetëshërimit, ka folur më shumë për energjinë, botën e përtejme, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Me publikimin e dosjeve të Pentagonit, njerëzit kanë kuptuar se nuk janë të vetëm, pra ka dhe prani UFO-sh. Ti a e beson se jashtëtokësorët janë në Tokë dhe bashkëpunojnë me njerëzimin?
Ata janë edhe në disqe, që të tjerët nuk i shikojnë, sepse janë në një fushë magnetike ndryshe, që syri i tretë, apo personat që e kanë atë fuqi, i shikojnë. Unë i shikoj, unë kam të drejtën t’i shikoj, kur janë në Shqipëri dhe kur shkojnë në vende të tjera, shikohen anijet kozmike që na ruajnë. Dhe nga ana tjetër shikohen edhe personat që janë në mënyrë fizike midis njerëzve. I shikon dhe të kap gazi. Unë i kuptoj menjëherë se kush janë këto lloj racash, që janë të maskuar me syze. Maskohen komplet si njerëz, origjinal, por i dallon sepse kanë disa gjëra që kush i kupton se çfarë janë jashtëtokësorët apo tokësorët, i dallon.
Për shembull unë kur kam qenë në Amerikë, ka qenë shumë interesante, në një vend afër Los Angeles dhe Las Vegas, kam shkuar në disa vende, disa pika, dhe kam parë këto vendet sekrete ushtarake amerikane. Dhe jam futur në disa vende sepse kam qenë pak kurioze, dhe kundër ligjit amerikan ndoshta, por nuk më kanë kapur. Një gjë shumë interesante që dua ta tregoj, që i kam bërë dhe foto por nuk mund ta tregoj sepse nuk lejohet se është nga ana e SHBA, ishte tuneli dhe ishte i ndarë në dy anë.
Ishin të mbyllura komplet dhe ishin të shkruar ‘human dhe ‘non human’. Këtej ishin për jashtëtokësorët, këtej ishin për njerëzit tuneli, që detyroheshin të futeshin në fusha të ndryshme. Dhe kur erdhën makinat, i shikoja që u ndanë, nga njëra anë dhe ana tjetër.


