Lëkurë të yndyrshme sapo zgjohesh në mëngjes? Ja pse ndodh kjo gjë

Soft

Lëkurë të yndyrshme sapo zgjohesh në mëngjes? Ja pse

Njerëzit mund të kenë fytyrë të yndyrshme ose të thatë, ndërsa janë një sërë arsyesh pse kjo gjë ndodh. Një problem është kur sapo zgjohesh në mëngjes, ke një fytyrë të yndyrshme dhe për këtë, dermatologët japin një sqarim.

Shmangni larjen e tepërt të fytyrës; E dimë. Mund të duket kundërintuitive, por larja shumë e shpeshtë e fytyrës mund ta përkeqësojë problemin. Larja mund të thajë fytyrën tuaj. Si përgjigje, gjëndrat dhjamore mund të kalojnë në mbingarkesë dhe të prodhojnë edhe më shumë vaj. Shumë dermatologë rekomandojnë larjen e fytyrës në darkë sesa në mëngjes.

Sigurohuni që ta lani fytyrën siç duhet; Lani fytyrën një herë deri në dy herë në ditë duke përdorur ujë të vakët dhe një pastrues kremi pa vaj. Në qoftë se nuk keni probleme me aknet, shmangni përdorimin e xhelit të ashpër me shumë acid salicilik që mund të thajë lëkurën tuaj. Bëni scrub. Për ndihmë shtesë, vendosni një toner jo-alkoolik në fytyrë pasi të laheni.

Hiqni produktet e flokëve dhe grimin para gjumit; Ndërsa heqja e grimit para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një rutinë, shumë njerëz lënë pas dore faktin që duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me produktet e flokëve. Disa produkte flokësh lënë një mbetje vaji në kokën tuaj që mund të prekë fytyrën.

Pini shumë ujë gjatë ditës; Mjekët thonë se duhet të pini tetë gota ujë në ditë për shumë arsye, përfshirë edhe shëndetin e lëkurës. Nëse jeni të dehidratuar, gjëndrat tuaja të vajit mund të prodhojnë tepricë të sebumit të bezdisshëm për të kompensuar lëkurën e thatë.

ME TE LEXUARAT