Kortizoli i lartë po ju shkatërron trupin? 6 ushqimet që e ulin natyrshëm dhe luftojnë stresin kronik

Soft

Kortizoli i lartë po ju shkatërron trupin? 6 ushqimet që e ulin

Kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, luan një rol të rëndësishëm në trup duke ndihmuar në prodhimin e energjisë. Por kur prodhohet në nivele të larta, ai lidhet me probleme si stresi i vazhdueshëm, ankthi dhe çrregullimet e gjumit.

Sipas ekspertëve, faktorë si mbingarkesa mendore, konsumimi i tepërt i kafeinës dhe ushqyerja e pabalancuar ndikojnë në rritjen e këtij hormoni.

Për ta mbajtur në kontroll, rekomandohen disa ushqime që ndihmojnë në uljen e tij.

Bananet konsiderohen një zgjedhje e mirë kundër stresit për shkak të përmbajtjes së magnezit dhe energjisë natyrale që ofrojnë.

Edhe çokollata e zezë ndihmon në stabilizimin e kortizolit, ndërsa çaji jeshil ndihmon në relaksim dhe përqendrim falë përbërësve të tij.

Peshku i pasur me omega-3 ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit.


Po ashtu, manaferrat si boronicat dhe mjedrat ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe mbajtjen nën kontroll të niveleve të kortizolit.

Ekspertët sugjerojnë se përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion