Plehrat problem në Kavajë, Andi Lila në emër të PD: SPAK të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme

Futbollisti Andi Lila, në emër të PD o ka bërë thirrje SPAK që të veprojë në Kavajë dhe Durrës, pasi sipas tij, plehrat janë një problem i theksuar. Në një video, Lila tha se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias.
“Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.
Fatkeqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.
Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.
Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave. Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale. Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme”, deklaroi Lila.


