Jeni informuar gabim, pikërisht këto ushqime që konsumoni çdo ditë ju dobësojnë imunitetin

Një imunitet i fortë është shumë e rëndësishme, për një ditë productive. Janë një sërë faktorësh që kujdesen për imunitetin, si gjumi i mirë, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Të ndalemi tek ushqimi, pasi janë disa produkte që sado të shëndetshme mund të duken, ndikojnë shumë në dobësimin e shëndetit tuaj.
Buka e bardhë; Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.
Rrushi i thatë; Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.
Bananja; Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.
Patatinat; Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.
Djathi i pasterizuar; Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin./AgroËeb


