Jetë normale për personat e vaksinuar, qeveria e Koresë së Jugut jep lajmin e mirë

Bota

Jetë normale për personat e vaksinuar, qeveria e Koresë së

Personat që janë vaksinuar në Korenë e Jugut, sipas vendimit të qeverisë, nuk do ta kenë më të detyrueshme që të mbajnë maska nga muaji korrik. Mediat vendase bëjnë me dije se do hiqen edhe kufizimet për kapacitetet nëpër objektet fetare. Objektet fetare në zonën e Seulit aktualisht janë të kufizuar të pranojnë deri në 20 për qind të kapacitetit të tyre të plotë, ndërsa në rajone të tjera mund të pranojnë deri në 30 për qind.

Ndërkohë për ata që kanë marrë një dozë të vaksinës nuk do të vlejë as ndalimi i mbledhjes së tetë anëtarëve të familjes direkte dhe do të kenë qasje në qendrat e mirëqenies për të moshuarit me më pak kufizime.

Kryeministri Kim Boo-kyum tha se në fund të shtatorit, qeveria e tij ka në plan të rishikojë plotësisht masat kundër koronavirusit, kur më shumë se 70 për qind e popullsisë parashikohet të ketë pranuar dozën e parë.

ME TE LEXUARAT