Jetesa bëhet më e shtrenjtë/ Inflacioni në nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2024, shkak ushqimi dhe qiratë

Soft

Jetesa bëhet më e shtrenjtë/ Inflacioni në nivelin më

Inflacioni në muajin e kaluar u rrit edhe më shumë, duke kapur shifrën e 3.2%, niveli më i lartë që prej 2024-ës, i ndikuar nga kriza që po shkakton lufta në lindjen e Mesme. Shifrat e INSTAT tregojnë se në qershor shtrenjtimi më i madh është regjistruar tek ushqimet, të cilat kanë ndikuar me 1% në këtë inflacion, dhe më pas janë çmimet e qirave, e më tej kostot e transportit.

“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,96 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Transporti” me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,19 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me -0,03 pikë përqindje”, thotë INSTAT.

Ndërsa në raport me vitin e kaluar, shtrenjtimi më i madh thotë INSTAT është regjistruar tek grupi i argëtimit dhe kulturës me 6.1%, ndjekur nga shërbimet financiare me 5.1%. Më pas janë çmimet e larta të qirave, të karburantit dhe ushqimeve

" Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1 %, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 5,1 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8 %, Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 3,3 %, “Transporti” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,2 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9 %”, thuhet në raport.

Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, ushqimet që kanë pësuar shtrenjtimin më të madh ishin produktet e peshkut me 9% dhe zarzavatet e perimet me rritje 8.5%.

Gjatë muajit qershor vendi doli nga regjimi i Bordit të Transparencës me argumentin se çmimet e hidrokarbureve në tregjet e huaja ishin normalizuar, situatë e reflektuar edhe në të dhënat e INSTAT. Kostot e transportit në qershor krahasuar me vjet u rritën me 3.3%, nga 8.5% që arriti në prill.

ME TE LEXUARAT