Hëna e Plotë sjell ndryshime/ Meri Shehu zbulon çfarë pritet, nga lajmet e mira te zhgënjimet

Soft

Hëna e Plotë sjell ndryshime/ Meri Shehu zbulon çfarë

Java duket e këndshme për disa shenja, me në krye Luanët dhe Akrepët të cilët janë vlerësuar me nga pesë yje, ndjekur nga Dashët, Peshorët, Shigjetarët dhe Ujorët me nga katër yje.

“Është java shumë rock, se kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit dhe ju e dini që Dashi është një nga shenjat më ekspresive. Është nga ato shenja që e shijon, jep energji dhe që takohet dhe me Neptunin kjo Hënë e plotë dhe do na gënjejë pak dhe do na gënjejë pak. Por është një shprehje që thuhet që e vërteta pa gënjeshtrën është si gjella pa kripë. Kështu që të paktën pak e pavërtetë në këtë mesjavë do na bëjë t’i shikojmë gjërat më mirë për t’u siguruar më vonë”, u shpreh astrologia Meri Shehu.

Dashi – 4 yje

"Katër yje, sepse Hëna e Plotë në shenjën e tyre është një simbol që detyrimisht Dashët do të jenë në qendër të vëmendjes, për mirë apo për keq. Por vëmendjen kryesore duhet ta kenë te marrëdhëniet kryesore të tyre ose marrëdhëniet familjare. Çfarë quajnë kryesore për momentin: marrëdhëniet familjare, marrëdhëniet e punës, marrëdhëniet shoqërore, gjëra që mund të duken surrealiste. Pra, të gjitha këto që janë shumë kryesore do të shikojmë se kanë një ndryshim të madh, një kthesë shumë të madhe ose do të dalin më në dritë. Mund të kemi dhe një zhgënjim, po mund të kemi dhe një super optimizëm. Por të mos marrin vendime Dashët të rëndësishme, kryesisht rreth datës 26. Sot është një ditë e bukur për Dashët, besoj që do ta ndjejnë dhe do ta shijojnë.“

Demi – 2 yje

“Do thonë Demët, “Meri na ka inat”. Nuk i kam inat Demët, sepse Demët janë shenja më e qëndrueshme. Pa Demët as nuk hamë, as nuk pimë, as nuk bëjmë gjëra të rëndësishme. Puna është që e kanë në shtëpinë e 12-të Hënën e Plotë në Dash dhe është në një shtëpi që prek telat më të ndjeshëm: shpirtërorë, psikologjikë, të punës, të prapaskenave, të tradhtive, të lekëve, të sëmundjeve, çdo gjë. Kështu që janë në një moment pak delikat. Shumë shenja… femrat Dem mund të ndihen melankolike ose do thonë “më ka kapur Hëna”, e di, një gjë e tillë. Pra, datën 26 ta shikojnë me kujdes. Sot është mirë dhe do jetë mirë për punë në fund të javës, për Demët.“

Binjaket – 3 yje

“Binjakët gjenden gjithmonë në një pozicion komod. Sa herë kemi Hëna të plota në shenjën e Dashit ose të Peshores ose të Ujorëve, shenja… shenjat e ajrit ndihen komod. Dhe këtu kanë të bëjnë me shoqërinë, me qëllimet. Do t’u dalë një propozim i mirë, ndoshta nganjëherë do jetë më i bukur se sa duhet. Pra, të kenë kujdes ku premtojnë, kush u premton, sa e bukur është me ngjyra ajo që premtohet, qoftë dashuri, qoftë shoqëri, sepse e ka atë, midis të vërtetës ka dhe atë gënjeshtrën. Ndoshta do t’i japë shije, siç thashë pak më parë, por shumë Binjakë ndoshta nuk do ndihen mirë. Sot kanë një ditë të bukur në sferën erotike dhe në lidhje me një plan udhëtimi konkret.“

Gaforrja – 2 yje

“Gaforret i kanë në katër këndet. Në astrologji lëshojnë shumë energji. Kur themi çlirojnë shumë energji, aty bëhet ai vitaliteti i jetës. Kështu që, duke harxhuar shumë energji, por që i harxhojnë një çikë më tepër, Gaforret e kanë në karrierë. Shumë Gaforre nuk do ndihen komode rreth datës 26, ose u është premtuar një pozicion, ose ndihen mirë me një pozicion, por diçka u rrëshqet, nuk është ashtu siç duhet dhe kemi një zhgënjim, në disa raste dhe fatal, por në disa raste mund të jetë i këndshëm. “Hajde po qeshim, e marrim për gallatë”. Por zhgënjimi është zhgënjim në fund të fundit. Dhe Gaforret do ta vuajnë.“

Luani – 5 yje

“Luanët janë komodë. Sot, për shembull, janë në një ditë të favorshme. Jupiteri bën lidhje të bukur me Mërkurin në Peshore. Në fundjavë do bëhet Plutoni një lidhje shumë të bukur me Diellin përsëri, që është një pozicion i bukur në Peshore. Nesër futet Dielli në Peshore, sepse thashë kjo bëhet, barazohet prapë dita me natën. Është një nga ditët më të bukura, është ajo që kam thënë unë: ekuilibri. Fillon tendenca që ne duam të ekuilibrohemi, por na pret gjithmonë një Hënë e Plotë që na tregon sa të shëmtuar ose sa të bukur jemi, e kupton? Edhe fillon ajo… Por Luanët e kanë mirë të paktën dhe do shikojmë që kemi lajme të mira edhe sot, edhe Hëna e Plotë gjithsesi në Dash, por me kontaktet me jashtë Luanët.“

Virgjeresha – 3 yje

“Virgjëreshat po, do merren me para dhe me gjëra personale. Sot kanë një ditë të mirë, mund të them, ekonomike dhe shtrojnë disa rrugë të mira edhe me punën në fundjavë. Por data 26 nuk është shumë pozitive ose e lehtë. Nuk do thosha nuk është pozitive, do thosha nuk është e lehtë. Sepse do shtrohet një, si të themi, një dhënie ose një ofertë, por që do jetë më shumë si një kurth i vogël për të mësuar ose për të marrë diçka më shumë nga të tjerët. Kështu që Virgjëreshat, që janë gjithmonë të logjikshme, duhet të kenë kujdes se çfarë u jepet, çfarë u dhurohet ose çfarë planifikojnë rreth datës 26.”

Peshorja – 4 yje

“Peshorët sot kanë një ditë perfekte. Do marrin një lajm të mirë sot, nesër. Futet Dielli në shenjën e tyre, kanë ditëlindjen Peshorët, t’u urojmë ditëlindjen Peshorëve! Dhe aq bukur Peshorët fillojnë dhe kërkojnë ekuilibrin. Por Hëna e Plotë është përballë shenjës së tyre. Mund të merrnin pesë, por me Hënën e Plotë në Dash përballë shenjës së tyre, ku merr pjesë Neptuni, ka Peshore të 10-ditëshit të parë të lindura që do hasin në një zhgënjim. Do hasin në një gjë që as do ta mendojnë kurrë që mund të jetë zhgënjyese ose mund t’i ketë futur në një kurth, mund të themi. Dhe kjo mund të jetë në fushën e marrëdhënieve, bashkëpunimeve, ashtu si dhe te Dashët. Ka një keqkuptim në këtë aspekt.”

Akrepi – 5 yje

“Pesë (yje), sepse është Afërdita në Akrep, u çlirua nga Plutoni dhe kemi një lidhje të bukur sot me Jupiterin në Luan, me Mërkurin në Peshore dhe i jep një avantazh Akrepit në lidhje me karrierën dhe me ecurinë e punëve të tyre. Hëna e Plotë në Dash, në fakt, thekson dëshirën e tyre për një punë ose për një përditshmëri më të bukur. Disa nuk e kanë kaq të bukur prej Akrepave dhe thonë t’i japin ca lule, ca ngjyra, besoj do t’ia japin, por do dalin prapë te thënia që pas të vërtetës diçka fshihet, jo e vërtetë, por hajde do ta kalojmë ashtu.”

Shigjetari – 4 yje

“Sa herë bën Hënë e Plotë në një shenjë zjarri, dhe quhet Hëna e Plotë e Ujkut kësaj radhe, doli ujku, ja bëri “uu”. Shigjetari thotë: “Po, unë jam si ai që gjuaj, gjuajtësi, edhe ujku le të dali përpara, s’ka problem”, thotë Shigjetari. Por në datën 26 mund të ketë një problem, se në vend që të gjuajnë ujkun, mund të gjuajnë ndonjë gjë tjetër që s’është si ujku ose nuk është qëllimi i tyre i destinuar për të gjuajtur. Kështu që do dalin huq, themi ne, në disa aspekte të jetës personale, të qëllimeve të tyre, të një pune ose të një promovimi.”

Bricjapi – 2 yje

“Ju e shikoni që shenjat e tokës nuk janë në pararojë, kanë ngelur, sepse Jupiteri në Luan nuk është se i jep avantazhe. Vitin tjetër do presin këto shenja të lulëzojnë e të arrijnë atje ku duhet. Tani janë në momente që i mendojnë gjërat. Por Hëna e Plotë në Dash ka të bëjë me familjen dhe aty disa gjëra nuk janë aq të bukura sa ç’duken. Do bëhen me ngjyra, do thuhet ndonjë gjë, do fshihet diçka, por në themel ka një gjë që nuk është e vërtetë, që duhet pastruar, që po s’u pastrua, nuk i dihet më vonë se çfarë ndodh. Pra, problematika në shtëpi.”

Ujori – 4 yje

“Ujorët do marrin katër yje, se Hëna e Plotë në Dash është shenjë zjarri, Ujorët janë ajër aty. Plutoni në Ujor do bëjë dhe një lidhje shumë të bukur me Diellin në Peshore mbas datës 27. Mbas datës 26, aty rreth 27-ës, kështu që të hënën 28 ne do themi: “Ua, çfarë lidhje e bukur për Ujorët, çfarë ndodhi në fundjavë” e ku ta di unë se çfarë. Por do shikojnë ose do kenë një stimulim rreth datës 26 për të parë çfarë mundësish do t’u jepen, çfarë planesh, çfarë udhëtimesh, çfarë idesh dhe çfarë komunikimi të mirë do ketë. Gjithsesi ka dhe një gënjeshtër aty, po s’ka gjë.”

Peshqit – 3 yje

“Peshqit tre yje, shenjë uji. Nuk po i marrim me inat shumë, sepse Afërdita nga Akrepi i ndihmon, sidomos në ekonomi, në kontakte me jashtë, në një udhëtim, në njohje e dikujt jashtë. Por kemi problemin e Hënës së Plotë në Dash që përsëri bën një kthesë të vështirë në çështjet ekonomike ose i fut në një shpenzim ose në një planifikim të vështirë. Shumë Peshq do kenë lekë, por do ta investojnë diku gabimisht. Pra, duhet të mos bëhen super optimistë në këtë aspekt.

Por në sferën shpirtërore do fillojnë një ekuilibër Peshqit, se ju e dini që Peshqit janë shenja më delikate. Ndryshojnë shpeshherë ndjenjat dhe mendimet dhe fantazia. Dhe fantazia mund t’i çmendë Peshqit.“

ME TE LEXUARAT