Pesë "policë" rrëmbejnë një burrë në mes të rrugës në Barcelonë, dyshohet për konflikt mes grupeve kriminale (VIDEO)

Bota

Pesë "policë" rrëmbejnë një burrë

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse u regjistrua të shtunën pasdite në një nga rrugët kryesore të Barcelonës, ku pesë persona të maskuar si oficerë policie rrëmbyen një burrë në mes të trafikut.

Dëshmitarë dhe drejtues automjetesh u përballën me skenën, ndërsa autorët e maskuar e paraqitën veten si policë, duke bërë që dëshmitarët të mos e kuptonin menjëherë se bëhej fjalë për një rrëmbim.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë pesë personat, të veshur me jelekë reflektues të ngjashëm me ata që përdoren nga policia spanjolle dhe të armatosur, teksa dalin nga një automjet.

Sipas raportimeve, automjeti i tyre ishte përplasur më herët me një makinë tjetër, duke e detyruar atë të ndalonte.

Më pas, pesë personat nxorën me forcë nga sedilja e pasme një burrë, i cili kishte gjak në fytyrë, dhe e futën në automjetin e tyre.

Drejtoria e Hetimeve Penale (DIC) e Mossos d’Esquadra ka marrë përsipër hetimin për identifikimin e pesë personave të përfshirë dhe për zbardhjen e marrëdhënies së tyre me burrin e rrëmbyer.

Motivi i rrëmbimit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me një mosmarrëveshje mes grupeve kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion