Hajduti gjen gruan duke fjetur lakuriq pasi hyri për të vjedhur shtëpinë

Soft

Hajduti gjen gruan duke fjetur lakuriq pasi hyri për të vjedhur

Daily Mail publikoi momentin kur një hajdut hyri ne banese dhe u perball me një grua ndërsa ajo flinte lakuriq në shtëpinë e saj në Costa del Sol në Spanjë.

Pronarët e shtëpisë, Pilar dhe Alex, zbuluan se ishin grabitur pasi 300 euro u zhdukën nga shtëpia e tyre në Marbella më 2 qershor.

Cifti hapi kamerat e sigurisë, dhe vune re pamjet qe treguan se si një hajdut i maskuar qëndronte mbi shtratin e tyre ndërsa ata flinin.

Pamjet e cilat u publikuan nga çifti, tregojne hajdutin duke u kthyer disa herë në dhomën e çiftit për 32-minuta, aqsa ai dukej se ishte i fiksuar te Pilar duke drejtuar disa herë dritën tek ajo.

“Ai hyri në dhomën tonë të gjumit 8 herë për të parë pjesët e mia intime”, – tha ajo për mediat lokale pasi vendosi të publikonte pamjet me shpresën për të kapur grabitesin.

Policia po analizon pamjet e sigurisë për të identifikuar të dyshuarin, por ende nuk janë bërë arrestime.

Hajduti ka marrë 300 euro nga shtëpia e çiftit, por nuk ka vjedhur asnjë send tjetër me vlerë, duke e bërë Pilar të besojë se qëllimet e tij nuk ishin të grabiste. Djali 18-vjeçar i Pilarit po flinte gjithashtu në dhomën ngjitur në momentin e incidentit.

“Ai burrë nuk erdhi në shtëpinë time për të vjedhur, ai erdhi për të më bërë diçka”, tha ajo për mediat lokale.

“Isha vetëm natën e kaluar. Po sikur të kishte ardhur atëherë?”. Partneri i saj Alex tregoi se si Pilar “ndihej e dhunuar” dhe e quajti hajdutin një “grabitqar të sëmurë”.

Pilar ka treguar gjithashtu se si kjo përvojë e tmerrshme e ka prekur psikologjikisht dhe përshkroi se si tani vuan nga ankthe të përsëritura dhe duhet të flejë me të gjitha dyert dhe dritaret e mbyllura. Ajo po i nënshtrohet trajtimit psikologjik për t’u përballur me traumën që ka pësuar.

Artikullin rigjinal e gjeni ketu

ME TE LEXUARAT