“Ekonomia” diskuton pagat në drejtësi, socialistët bëjnë propozimin e tyre për masën e rritjes

Soft

“Ekonomia” diskuton pagat në drejtësi, socialistët

Pas gjithë kaosit të shkaktuar gjatë ditëve të fundit, komisionet parlamentare nisën diskutimet për rritjen e pagës së magjistratëve.

Në Komisionin e Ekonomisë, socialistët propozuan formulën e tyre për rritjen e rrogës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Zgjedhja e modelit të formulës është në diskrecionin e qeverisë. Paga referuese bazë është ndryshmi i parë, të kalojë nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit. Kjo rrit të gjithë bazën. E kemi zgjedhur si rezultat i një vlerësimi të mundësive financiare të shtetit”, tha Aulona Bylykbashi, deputete propozuese.

“Kostoja është e pranueshme, jemi dakord”, u shpreh Mimoza Dhëmbi, përfaqësuese e ministrisë së Financave.

Përtej shkallës së rritjes së pagës, diskutimet në komision u përqendruan te çështja e kompentencave për të marrë vendime të tilla.

“Ata të KLGJ dhe KLP të vijnë këtu dhe të kërkojnë ndjesë për deputetët që ka atributet kusdhtetuese përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre ka marrë kompentenca të drejtpërdrejta të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Akti i tyre nuk ka bazë ligjore, por është edhe akt i kallëzueshëm”, tha Erion Braçe, deputet i PS.

“Ngërç dhe situatë e pajustifikuar, përplasje sepse qeveria ka refuruzar për vite të tëra të zbatojë vendimet e GJK. Veçanërisht detyrimi i fundit ku GJK i kërkonte kuvendit të vinte me zgjidhjen e tij ligjore për pagën e gjyqtarëvd dge prokurorëve. Ne na mungon fatyra e plotëfinanciare e këtij projektligji. Këshilli i legjislacionit mori vendimin që ta përcjellë këtë çështje te qeveria shqioptare. Kuvendi përcolli këtë çështje te qeveria. Moskokëçarja e qeverisë na ka sjellë në këtë situatë”, tha Enno Bozdo, deputet i PD.

Në fund të diskutimeve, propozimi i socialistëve për formulën e rritjes së pagave për magjistratët mori 8 vota pro nga vetë deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita u largua.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion