Dështon vaksinimi i 70% qytetarëve deri më 4 korrik, Biden thirrje: Do trokasim derë më derë

Bota

Dështon vaksinimi i 70% qytetarëve deri më 4 korrik, Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar pasi nuk arriti të mbajë fjalën në vaksinimin e 70% të qytetarëve deri më 4 korrik, Ai ka bërë më dije se në vend do të nisë vaksinimi anti-COVID i qytetarëve “derë me derë”.

“Tani do të duhet të shkojmë nga komuniteti në komunitet, nga lagje në lagje dhe nga ‘dera në derë’, literalisht do të trokasim në dyert e shtëpive për të ndihmuar njerëzit dhe t’i mbrojtur nga virusi i COVID-19”, tha presidenti.

Presidenti amerikan, ditën e djeshme doli në një deklaratë nga ku i bëri thirrje çdo qytetari të pavaksinuar të marri dozat e njerëz prej vaksinave të miratuara nga FDA. Ai shtoi se qytetarët e pavaksinuar janë një rrezik për komunitetin, për qytetarët që i rrethojnë dhe njerëzit e tyre të dashur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion