E dinit pse i mbyllni sytë kur putheni? Psikologët e kanë një shpjegim

Soft

E dinit pse i mbyllni sytë kur putheni? Psikologët e kanë

Një studim i “The Debrief” ka treguar për puthjen me sytë mbyllur dhe pse ky akt nuk bëhet me sy hapur. Sipas psikologes Polly Dalton dhe Sandra Murphy, kërkimi i të cilave është publikuar në “Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance”, është shumë punë e rëndë për trurin tonë të fokusohet te shqisat e tjera nëse merr një stimul pamor që na huton.

Si rezultat, ne duhet të mbyllim sytë kur puthemi, që ta ndjejmë kënaqësinë e puthjes fizikisht. Dalton dhe Murphy e zbuluan këtë duke i kërkuar një grupi pjesëmarrësish të merrte pjesë në një lojë që konsiston në gjetjen e shkronjave.

Ndërsa të pranishmit bënin këtë ushtrim, pësonin një vibrim në duar, që ishte i ndjeshëm. Studiuesit Dalton dhe Murphy panë që kur pjesëmarrësit ishin të angazhuar në një ushtrim shumë të ngatërruar, ata nuk i ndienin fuqishëm vibrimet, sepse truri ishte i fokusuar tek ajo punë. Kështu, edhe kur ne puthemi, është e njëjta gjë. Nuk do ndiheshim njëlloj me sytë hapur që na hutojnë nga ndjesitë e tjera.

Gjithashtu, është shumë e papërshtatshme t’ia ngulësh sytë dikujt, ndërkohë që puthesh. Nëse keni bërë ndonjë eksperiment, mund ta thoni me bindje. /Lajmi.net

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion