Dermatologët japin këshilla, nuk duhet të konsumojmë ëmbëlsira nëse kemi probleme me lëkurën

Soft

Dermatologët japin këshilla, nuk duhet të konsumojmë

Të gjithë i duan ëmbëlsirat, por lëkura jonë nuk është dakord. Dermatologët kanë paralajmëruar se duhet të keni kujdes me gjërat e ëmbla, e posaçërisht personat që janë të prirë të kenë akne apo ekzemë, madje situata mund të keqësohet nëse keni probleme me alergjinë.

Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurën dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që konsumoni. Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të çojë në skuqje të lëkurës së fytyrës dhe të nxisë procese inflamatore. /Lajmi.net

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion