Duket si një ëndërr e keqe, ja momenti kur fermeri gjen mijëra minj në magazinën e tij (Video)

Soft

Duket si një ëndërr e keqe, ja momenti kur fermeri gjen

Mijëra minj në një magazinë të vogël, duket si një ëndërr e keqe, por fatkeqësisht është e vërtetë. Një video është bërë virale, publikuar nga një fermer Australian, ku tregon se në magazinën e tij ka gjetur tufa minjsh, duke u sulur nëpër tokë dhe mbi makineritë në fermën e tij në Uellsin e Jugut të Ri të martën.

Brody Roche regjistron momentin kur qindra krijesa vrapuan nëpër dy traktorë dhe mbuluan qeset me grurë.

Ai tregon se minjtë janë mbledhur në magazinën pas një rrebeshi të rrëmbyeshëm dhe përmbytjesh të rrezikshme në  Uellsin e Ri Jugor dhe në Queensland të Jugut ku  krijuan kushte perfekte të mbarështimit për infektimin e minjve jashtë kontrollit për t’u përhapur në të gjithë vendin.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo është bërë si diçka normale në Australi, ku minjtë dhe brejtësit kanë pushtuar shtëpi e fusha. Mësohet se fermerët e NSË tani po kërkojnë veprim urgjent nga qeveria ndërsa murtaja e minjve vazhdon të shkatërrojë të korrat.

ME TE LEXUARAT