Parandalimi i Covid-19, 500 efektivë policie do vaksinohen sot, mbërrin në “Air Albania” Rama

Aktualitet

Parandalimi i Covid-19, 500 efektivë policie do vaksinohen sot,

Ditën e sotme do zhvillohet procesi i vaksinimit të efektivëve të policisë. Mësohet se procesi do nisë nga Tirana në stadiumin 'Air Albania', ku pritet të vaksinohen plot 500 efektivë. Sipas informacioneve paraprake, policët do jenë kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.



Në stadiumin “Air Albania” kanë mbërritur kryeministri Rama, Manastirlu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

Parandalimi i Covid-19, 500 efektivë policie do vaksinohen sot,

Gjatë një viti pandemi, kanë humbur jetën 28 punonjës policie, të cilët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë virusit të rrezikshëm. Ndërkohë, të infektuar deri më tani në total janë regjistruar më shumë se 2 mijë efektivë.

ME TE LEXUARAT